Kosova jashtë agjendës së KIE/ Prenkaj: Shkakton një dëm të madh në arenën ndërkombëtare

schedule16:50 - 15 Maj, 2024

schedule 16:50 - 15 Maj, 2024

Ambasadori Albert Prenkaj në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News ka folur për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka deklaruar se kjo shkakton Kosovës një dëm të madh në arenën ndërkombëtare.

Sipas Prenkajt, qeveria mundohet të heq vëmendjen nga kjo çështje me rëndësi, duke u marr me lajmet si mbledhja e armatimit në Veri.

“Mosfutja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave të Europës për Kosovën shkakton një dëm të madh në arenën ndërkombëtare. Pra, në aspektin kohor mund të shtyhet futja në agjend për së paku një vit dhe pse ka mendime që diku në vjeshtë mund të ndodh një takim i jashtëzakonshëm i komitetit të ministrave dhe Kosova do të trajtohet, por si do të trajtohet Kosova kur kushti për anëtarësim i Këshillit të Europës është procedimi i asociacionit të komunitetit serb në Gjykatën Kushtetuese dhe shohim sot që ky kryeministër i Kosovës fillon të bëjë disa makinacione të thirrjes së opozitës së Kosovës që të shpërndajë përgjithësinë ndaj këtij dështimi apo këtij debati. Në anën tjetër kemi Ministrin e Punëve të Brendshme që krijon kështu skenash nëpërmjet lajmeve për mbledhjen e armatimit në Veri të Kosovës, pra është një politizim i punëve të policisë së Kosovës pa dashur që të arsyetojë se atje mblidhet armatim kohë pas kohe. Por kjo është një tërheqje vërejtje nga tema kryesore, e cila është mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës”, u shpreh ai./abcnews.al