Shumë shtetas të Kosovës kanë vendosur të kalojnë festat e fundivitit në Shqipëri. Këtë fundjavë ABC Neës shkoi në doganën e Morinës, aty ku fluksi vjen gjithnjë në rritje.
Lanë Kosovën për të kaluar festat në Shqipëri. Ka qenë një fluks i madh këtë fundjavë në doganën e Morinës. Si rrallë herë kaq shumë shqiptarë të Kosovës në ditët e Krishtilindjes në Shqipëri.
Tirana, Durrësi, Vlora janë qytetet më të preferuar për festat, por edhe fundjavën. Shumë autobusë të organizuar kaluan kufirin drejt Shqipërisë. Ditët e ardhshme parashikohen shumë më tepër shqiptarë të Kosovës këtej kufirit.
Policia kufitare në Morinë ka rritur numrin e personelit dhe sporteleve për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në doganë. E paralelisht është rritur edhe shkalla e sigurisë dhe kontrollet në Rrugën e Kombit./abcnews.al