“Kosova është zemra e Serbisë, Kurti flet nga Shkodra për protestën: Pakicë e papërfillshme

schedule23:06 - 16 Tetor, 2021

schedule 23:06 - 16 Tetor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti reagoi nga Shkodra në lidhje me protestën e zhvilluar pasditen e sotme para ambasadës shqiptare në Beograd, ku disa ekstremistë serbë thirrën në kor: “Kosova është zemra e Serbisë.

Kurti tha se ka ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin dhe për këtë janë të inkurajuar nga Beogradi.

Megjithatë, Kurti nënvizoi se ata janë një shumicë e zhurmshme dhe e papërfillshme.

“Në Kosovë ka ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin. Ata janë një pakicë e papërfillshme dhe e zhurmshme. Besoj se në përgjithësi janë të inkurajuar nga Beogradi”, deklaroi Albin Kurti. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!