“Kosova është zemra e Evropës,” Vuçiç i revoltuar me Gjermaninë: Edhe britanikët janë më korrektë

schedule11:26 - 15 Maj, 2022

schedule 11:26 - 15 Maj, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin se Kosova e ka mbështetjen e Berlinit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Vuçiç tha se dëshiron të heshtë në këtë rast, por s’mundi pa vajtuar sërish, përcjell Gazeta Express.

“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni disa gjëra”, citojnë mediat serbe të ketë thënë presidenti serb në TV Prva.

Vuçiç komentoi edhe thirrjen e ministrave të G7-ës që i bënë thirrje Serbisë ta harmonizojë politikën e saj me BE-në. Ai i quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale” disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa nuk u përmbajt duke shprehur mllefin e tij ndaj Gjermanisë.

“Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do ta përdorin sëpatën menjëherë”, tha Vuçiç.

Emisari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë të shtunën se Kosova është zemra e Evropës dhe se i përket Këshillit të Evropës, duke theksuar se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces.

Për këtë, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e falënderoi në gjermanisht në profilin e saj në Twitter, duke shpërndarë fjalët e Sarrazin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!