“Kosova e përjeton dhimbjen e Shqipërisë”, Albin Kurti: Jemi në gatishmërinë tuaj

schedule09:28 - 26 Nëntor, 2019

schedule 09:28 - 26 Nëntor, 2019

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti bën me dije se Kosova është në gatishmëri të popullit shqiptar dhe e ndjen dhimbjen po aq sa vetë Shqipëria. Ai ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

‘U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë’, shkruan Kurti në ‘Facebook’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!