“Kosova do të mallkojë veten që solli Kurtin në pushtet”, Çupi: Bashkëpunon me bandat në veri, mendon se do shpëtojë

schedule13:37 - 12 Korrik, 2023

schedule 13:37 - 12 Korrik, 2023

Analisti Frrok Çupi i ftuar në edicionin “Tirana Live” në ABC News, ndër të tjera tha se Albin Kurti u tërhoq nga veriu i Kosovës për të mbrojtur veten, pasi sipas tij Kurti mendon se duke bërë lëshime do të shpëtojë veten, qeverinë e tij dhe Kosovën që e trajton si pronë të tij.

Kurti është tërhequr për të mbrojtur veten. Ai mendon se duke bërë këtë lëshim do të shpëtojë qeverinë, veten e tij dhe sipas tij edhe Kosovën që e trajton se pronë të tij.

Në rastin konkret kemi të bëjmë zhvillime shumë të rënda. Mbledhja e NATO-s në Vilnues nuk e preku Kosovën, që do të thotë se NATO, BE dhe SHBA kanë mbaruar punë me Kosovën.

E dyta, shpallja “non grata” e Vulin tregon se tanimë është mbledhur litari.

Thotë që në vjeshtë do të ndodhë kjo gjë, duke mos përcaktuar datë dhe kjo është një nga hiletë e radhës së tij” tha Çupi.

Analisti tha se premtimet e Albin Kurtit në fillim ishin të mëdha, nisur që nga sulmet ndaj bandave në veri, më të cilat doli tani se bashkëpunon dhe i “harroi”. Çupi tha se Kosova do të mallkojë veten se pse e solli Kurtin në qeveri.

Ai kishte caktuar vetëm dy javë për ta bërë këtë gjë. Dha premtime shumë të mëdha. Nisi sulmet ndaj bandave në veri, doli që ai bashkëpunonte me ta dhe tani nuk i përmend më.

Një gjë është e sigurtë, se Perëndimi nuk e beson me qeverinë e Kosovës dhe e dyta, Kosova edhe pse ndodhet para një situatë dramatike në veri do të ketë një lodhje të jashtëzakonshme me Kurtin, do të mallkojnë veten se pse e sollën Kurtin në qeveri” theksoi analisti. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!