Kosova, 17 vjet shtet/ Përvjetori i pavarësisë, ceremoni në Prishtinë dhe homazhe në Prekaz

schedule10:35 - 17 Shkurt, 2025

schedule 10:35 - 17 Shkurt, 2025

Ky 17 shkurt shenon 17 vite pavaresi per shtetin me te ri te kontinentit te vjeter, Kosoves.

Pa dale ende nga nje procec zgjedhor dhe duke vene ne pikepyetje marredhenien me nderkombetaret per shkak te politika te jashtme te qeverise Kurti, vendi ndodhen ne prag te nje krize politike.

Gjithesesi ne ceremonine e ngritjes se flamurit ne oret e para mengjesit te se henes,

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë pjese se bashku.

“Nuk ka asgje qe mund ta ndale republiken tone te lire….”

Ndersa Kurti paradoksalisht foli per nje republike me te forte dhe me vitale se kurre.

“Republika jonë sot është më e fortë dhe më vitale se kurrë më parë jo vetëm sepse kemi investuar në siguri dhe mbrojtje, por sepse kemi forcuar institucionet demokratike dhe kemi normalizuar funksionimin e tyre që t’i shkëmbejnë para se të gjitha e mbi të gjitha qytetarëve të Republikës. Ekonomia po rritet vit pas viti shpejt dhe qëndrueshëm.”

Krerët institucional në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe memoriali i te pagjeturve dhe femijeve te vrare, ndersa nje ndalese eshte bere edhe ne Prekaz nga ku lideret politik nuk kane bere asnje deklarate per media.

Ky vit shenon heren e pare kur organizimin e insttucioneve te Kosoves e kane refuzuar organizatat e dala nga lufta e UÇK, kjo me argumentin se Kurti nuk ka qene bashkepunues me ta dhe madje I ka fyer.

17 vite më parë, saktësisht në ora 15:39 në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 ne total, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serbë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Deri tani shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 117 shtete të botës, derisa Qiproja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

17-vjetori i pavarësisë Kosovën e gjen nën masa të Bashkimit Evropian.

Edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do te qëndrojë për nje vizitë dyditore në Kosovë së bashku me një delegacion shoqërues për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!