Kosova është tashmë vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve, ndërsa partitë kanë nisur intensivisht fushatën. Analisti Ismali Tasholli në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, u shpreh se opozita ka treguar se është më optimiste dhe se është në pritje të rezultateve më pozitive më 9shkurt. Ndërsa një tjetër qasja analizoi për qeverinë, duke thënë se nuk ka ofruar asgjë të re, por veçse gënjeshtra dhe arrogancë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Ky pushtet e ka bart veten nga pozicionet e shpresës tek ato të frikës në kuptimin e diskursit publik. Opozita mbetet brenda rrafshit racional duke sinkronizuar nevojën e qytetarët me ofertën dhe plan programit që kanë. Ndërsa ky pushtet është shndërruar në një dyqan në një hapësirë ku mbahet vegla të përdoruara. Ky vjen me premtime të dobëta dhe premtime të pa mbajtura, që i ripaketon dhe i fut brenda diskursit. Mungesa e rezultateve ka bërë që të duket se është i pa ofertë. Kurti ka treguar një arrogancë politike, dhe besoj se nuk do të kalojë lehtë. Këtë besim nuk duhet ta kishte sepse në zgjedhjet lokale janë qytetarët e Kosovës ata që i thanë se nuk mjafton emri yt për zgjidhje të problemeve të përditshme”, ka thënë ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, ai shtoi: “Është pak problematike që të manipulosh opinioni publik sepse stadi në të cilën jemi nuk e lejon. Zakonisht lufta e UCK ka qenë mbi përdorshme në fushata , por UCK është përtej politikës që i flet çdo gjenerate, zgjedhjet janë kalimtare dhe qytetarët e dinë më së miri këtë gjë. Së fundmi mund të them që entuziazmi është brenda opozitës, por se sa do të arrijë ta konkretizojë me rezultat këtë nuk mund ta them. Mendoj që këtë herë do të kemi pushtete të balancuara”, tha ndër të tjera analisti Tasholli.
/abcnews.al/