“Kosherja” rikthehet në ABC, Bes Kallaku: Doja të largohesha nga Shqipëria, ç’më tha një prift dikur

schedule16:45 - 14 Shtator, 2021

schedule 16:45 - 14 Shtator, 2021

Këtë të dielë në ekranin e ABC do të fillojë spektakli i humorit “Kosherja”, i cili sezonin e kaluar u prit shumë mirë nga publiku.

Dy moderatorët e këtij spektali, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku, kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në “ABC e Pasdites”, ku kanë ndarë surprizat e reja që do të shfaqen për shikuesit.

Ndër të tjera, Besi ka pohuar se do të vazhdojë me personazhin e Gjinit, pasi pavarësisht viteve është gjithmonë aktual.

“Sa te këtë PD, Kosherja do ketë Gjinin”, tha ai me plot humor.

Më tej, të pyetur se kush vonohet më shumë në prova, dyshja kanë thënë pa hezitim Jona. Ndërsa kur bëhet fjalë se nëse një ditë kanë menduar se do të largohen nga Shqipëria, ata e kanë pranuar të dy se një ditë i ka shkuar në mendje.

“Është shumë trishtim se si dikush që ka një karrierë shumë të mirë e mendon largimin nga ky vend. Më ka thënë një prift një ditë: ‘Këtë vend e ka bekuar zoti, po se do robi”, përfundoi Besi.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!