“Kosherja është një nga rrugëtimet më të bukura”, Besi-Jonës: Normal se veç me Eno Popin ke qenë në krah

schedule20:40 - 4 Korrik, 2021

schedule 20:40 - 4 Korrik, 2021

Sapo ka nisur puntata e fundit e këtij sezoni në spektaklin “Kosherja” dhe padyshim nuk kanë munguar batutat.

Moderatorët Bes Kallaku dhe Jona Spahiu që në hyrje kanë shkaktuar shumë të qeshura.

Jona ka deklaruar se: “Ky është një nga rrugëtimet më të bukura televizive dhe profesionale që unë kam patur”.

Ndërsa Besi ia ka paraprirë me plot humor, duke i dhënë më shumë rëndësi vetes.

Po normal se deri dje veç me Eno Popin ke qenë në krah, është ndryshe të jesh me Bes Kallakun.

 Të dashur miq të ‘Kosheres’ kam 17 puntata që dua t’i them diçka dhe është momenti që ta them: “Jona Spahiu mbaj qendrën këtu. Janë 77 kameramanë që ta bëjnë kështu me shenjë: ‘Luaj o gocë luaj’.

Jo po se qahesh pastaj, jo po s’më nxjerr Toni mirë, jo po kameramani ka kunjë me mua. Jo po duan të nxjerrin ty të bukur”, tha ai. l.k/abcnews.al