“Korrupsioni qeverisi deri në 2013”, Rama: Shteti do ta mundë korrupsionin, por beteja do jetë e gjatë

schedule10:25 - 7 Maj, 2024

schedule 10:25 - 7 Maj, 2024

Edi Rama: Ne PS do ta bëjmë të pakthyeshëm këtë progres por asesi të mjaftueshëm për të nesërmen. Kur ju solla tablonë e 2013 nuk desha të them se e kemi mundur korrupsionin. Jemi në mes të një lufte reale me korrupsionin. Pikërisht pse e kemi me të vërtetë nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. I kemi hapur rrugë prokurorisë dhe SPAK por edhe i kemi hequr vetes me ndërgjegje guxim dhe vullnet cdo mundësi kontrolli politik të goditjeve të asaj gryke zjarri

Sot drejtësia është e pavarur nga pushteti politik. I kemi vënë drejtësisë në dispozicion një kushtetutë, por edhe një buxhet pagash qe si askund është mbi hierarkinë e institucioneve shqiptare. Janë më lart se Presidenti i Republikës, janë individët më të paguar, përbën një anomali absolute por e kemi krijuar me vetëdije, për fuqizimin në përpjekjet antikorrupsion.

E vërteta është se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur si fenomen shqetësues as forca jonë nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit. Edhe pse kemi pastruar jo pak ka shumë për të pastruar edhe brenda partisë sonë mbetet shumë punë për imunizimin nga influence e korrupsionit. Nuk bën përjashtim ekzekutivi, bashkitë e ndërmarrjet, përfshirë partitë, mediat bizensi janë ende lehtësisht të arritshme nga oferta e korrupsionit.

Fushëpamja e kësaj lufte I ngjan sot fushës së një lufte të vërtetë. Armiku ka ende forcë për të plagosur e për të vrarë. Pro nëse deri dje era ishte në favor të armikut, sot është khyer në favorin e shtetit. Është një luftë me një armik që sfidon vendin frontalisht në 30 vite.

Kemi kthyer kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur.

Kush e kujton luftën me korrupsionin si një sfidë kush e frikëson më shumë tjetrin nuk njeh as historinë e shtet bërjes as natyrën e korrupsionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!