Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

GJKKO kalon dosjen për gjykim/ Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës do gjykohet për korrupsion në zgjedhje

schedule10:56 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 10:56 - 5 Dhjetor, 2025

Kalon për gjykim dosja për kreun e Bashkisë Vau i Dejës Kristjan Shkreli. Vendimi u dha këtë të premte nga GJKKO.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ka ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

Struktura e Posaçme konkludoi se gjatë hetimit është evidentuar se i pandehuri ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, “në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!