Korrigjimi i kufijve nuk do të diskutohet në takimin mes Thaçiç dhe Vuçiç

schedule09:51 - 5 Shtator, 2018

schedule 09:51 - 5 Shtator, 2018

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e 7 shtatorit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Në këtë takim të të dy liderëve në Bruksel, sipas këtyre burimeve, do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, disa javë më parë kishte paralajmëruar se do t’i prezantonte homologut te tij serb në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Por sipas informacioneve më të fundit nga presidenca në Prishtinë, kuptohet një tërheqje e presidentit Thaçi nga prezantimi i kësaj ideje.

Shumë faktorë politikë në Kosovë dhe jo vetëm janë shprehur kundër kësaj teze. Edhe politika e Beogradit nuk duket e unifikuar përballë idesë së korrigjimit të kufirit me Kosovën. Ministri i jashtëm Daçiç ka qenë një nga zërat më kundërshtues, duke u shprehur qartë më shumë se një herë se Kosova duhet ta harrojë Luginën e Preshevës. Ndërsa BE dhe SHBA kanë bërë të qartë se mbështesin çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që nuk cënon tërësine territoriale dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al