Qeveria ka hartuar aktin normativ për të burgosurit që do të lënë qelitë përkohësisht dhe do të qendrojnë në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, si një leje e veçantë, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Sipas këtij akti do të përfitojnë të dënuarit që vuajnë nga sëmundje kronike.
“Sëmundje kronike e rrezikshme për jetën”, një sëmundje kronike, nga e cila vuan një i dënuar dhe që, e shoqëruar me ndikimin që infeksioni i shkaktuar nga COVID-19 mund të këtë mbi organizmin e të dënuarit, në rast se infektohet, mund të sjellë dëmtimin e rëndë të shëndetit ose humbjen e jetës të të dënuarit”.
Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:
I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:
- a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyjakushtet e mëposhtme:i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;ii. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
- b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme:
I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;
- Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;
iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;
- Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
- Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
- Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet
Nuk përfitojnë leje të veçantë për qëndrim në shtëpi, personat e dënuar për:
a) krime kundër njerëzimit,
b) krime kundër jetës, të kryera me dashje
c) veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit
ç)krime seksuale
d) vepra penale kundër lirisë së personit
dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes
e) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
ë) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues,
f) vepra me qëllime terroriste
g) krime kundër autoritetit të shtetit,
gj) vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale,
Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i dënuari, i cili, pavarësisht se nuk është dënuar për një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, është në kushtet e mëposhtme