Koronavirusi shuan familjen në Selanik

schedule10:31 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 10:31 - 5 Dhjetor, 2020

Koronavirusi ka shuar një familje në Selanik. Një 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve humbi jetën një ditë më parë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga Covid-19, ndërsa në të njëjtën kohë vdiq dhe nëna e tij, me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi.

Një ditë më parë, u nda nga jeta dhe gjyshja e tij, që ishte prekur gjithashtu nga koronavirusi. Lajmin e bëri me dije në rrjete sociale At At Georgios Antoniou, një gazetar dhe pastor i Agios Georgios Probonas.

“Pak para orës 11 të së Premtes, mora një lajm të trishtë, vetëm 50-vjeç, një mësues me dy fëmijë të mitur. Quhej George dhe nuk kishte asnjë sëmundje themelore. Dje, në të njëjtën kohë – në orën 11 pasdite – nëna e tij Anna u nda nga jeta. Pardje, gjyshja Sevasti. Ngushëllimet e mia të përzemërta vëllait tim Jordan për tragjedinë që u ndodhi të afërmve të tij “, shkroi ai. /abcnews.al