Numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi është rritur në 43. Prej këtyre, pesë pacientë kanë ndërruar jetë vetëm ditën e sotme.
Të dhënat e reja, ashtu si çdo ditë i ka raportuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi Sotiris Tsiodras. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar 56 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në 1,212.
Në repartin e kujdesit intensiv ndodhen 72 pacientë të intubuar. Prej tyre 14 janë gra. Mosha mesatare e këtyre pacientëve është 65 vjeç dhe më shumë se gjysma e tyre kanë sëmundje të tjera shoqëruese.
Sa i përket personave që kanë ndërruar jetë, mosha e tyre mesatare ka qenë 71 vjeç. Gjatë fjalës së tij, Tsiodras vlerësoi se vendi ndodhet ende brenda parashikimeve për “skenarin e mirë” të evoluimit të virusit. /abcnews.al/