Koronavirusi, Sekretari i OKB: Koha për t’u përgatitur, jo për panik

schedule07:26 - 29 Shkurt, 2020

schedule 07:26 - 29 Shkurt, 2020

“Nuk është koha për panik, por për t’u përgatitur plotësisht për përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën”. Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë për shtyp.

Ai theksoi se ka ardhur koha që qeveritë të marrin masa dhe të bëjnë çdo gjë të mundur për të frenuar sëmundjen, pa vënë damka dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

“Ne e dimë që menaxhimi i sëmundjes është i mundur, por dritarja e mundësive po ngushtohet”, shtoi ai.

Gjithsej 78824 raste infektimi dhe 2788 vdekje janë regjistruar në territorin e Kinës, që nga fillimi i epidemisë.

Në pjesën tjetër të botës, koronavirusi ka infektuar më shumë se 5000 persona dhe ka shkaktuar 80 viktima.

Po ashtu Guterres ka rekomanduar që ministrat dhe diplomatët të anashkalojnë një takim në Nju Jork muajin tjetër të Komisionit për Statusin e Grave për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Virusi i ngjashëm me gripin që doli nga Kina qendrore në fund të vitit të kaluar është përhapur në rreth 60 vende, ka infektuar më shumë se 85,000 njerëz dhe ka vrarë gati 3.000, kryesisht në Kinë. Situatë alarmante për shkak të virusit është edhe në Itali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!