Koronavirusi, Rama: Nuk po bëhet hataja, një tjetër virus vrau gjysmë milioni njerëz para disa vitesh

schedule10:03 - 9 Mars, 2020

schedule 10:03 - 9 Mars, 2020

Koronavirusi tashmë është konfirmuar edhe në Shqipëri, një djalë sëbashku me babain e tij janë shtruar në spitalin infektiv. ABC news ka zbuluar edhe identitetin e tyre dhe nga cila zonë janë.

LEXO: EKSKLUZIVE/ Dy të prekurit nga koronavirusi, banorë të Tiranës: Lagja dhe detaje kur u futën në Shqipëri

Gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë së sotme për Koronavirusin, Rama bëri thirrje për vetëpërmbajtje në këtë situatë të re, për të cilën tashmë duhet të përballet edhe Shqipëria.

Sipas Ramës, bota ka kaluar epidemi edhe më të rrezikshme, siç ishte ajo e shek 15, kur sëmundja “Murtaja” mori jetën e pothuaj gjysmës së globit.

“Kjo epidemi ka një specifikë të posaçme në kohën që jetojmë. Jo në shekujt e kaluar por vetëm 10 vjet më parë një epidemi tjetër ka marrë gjysme milioni njerëz në glob, siç të gjithë e dini dhe të gjithë e kujtojmë se nuk kemi patur një situatë alarmi të tillë. Alarmi vjen si pasojë e faktit që çdo gjë që ndodh në një cep të globit shfaqen në të gjitha mediat.

Kjo rrit fluksin e informacionit dhe rrit panikun. Gjithë kjo hije e madhe kërcënuese për ne përballohet me gjëra të thjeshta: larja e duarve pas kontaktit fizik, është një masë që ndihmon jashtëzakonisht shumë, sikundër është shumë e rëndësishme për të gjithë të rinjtë që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë të shmangin lokalet, clubet e natës sepse kontakti i atyshëm është shumë i afërt.

Duhet të bëjmë çmos të ruajmë moshat e moshuara, ti mbajmë ata larg kontakteve me ne, sa më pak prekje me duar dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që të mos i marrim këto masa individualisht. I lutemi të gjithë njerëzve që mos të marrin rrugën për në spital në rast se kanë shenjat përkatëse por të marrin nr 127, ka konsulta në bazë të komunikimit me personat që përgjigjen të cilët janë mjekë e infermierë.

E fundit është disiplina e secilit për tu vetkarantinuar, po e bën gjithë bota. Mbyllja e kufijve nuk është opsion dhe nuk çon asgjëkund. Murtaja e shek 15 fshiu gjysmën e globit dhe nuk kishte as avion as makinë. Çdo kush që vjen nga një zonë e kuqe e prekur duhet të vetkarantinohen.

Po bëjmë maksimumin nga ana jonë dhe të keni besimplotë që siç kanë kaluar të tjera do të kalojmë dhe këtë duke ruajtur qetësinë dhe vetëpërmbajtjen. E dimë shumë mirë çfarë na takon. Duhet ta marrim këtë gjë me gjithë seriozitetin e duhur dhe me qetësi. Jemi përballë një situatë kritike por të administrueshme”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!