Portugalia është vendi i vetëm deri më tani që është shprehur që të gjithë emigrantët dhe azilkërkuesit në këtë shtet do të trajtohen në mënyrë të barabartë me të tjerët porsa i përket kujdesit shëndetsor në lidhje me koronavirusin.
Në vendimin më të fundit të qeverisë portugeze është vendosur që të gjithë emigrantët që ndodhen në territorin e Portugalizë do të trajtohen me të drejta të plota deri më 30 qershor.
Këshilli i Ministrave Portugez shpjegoi se vendimi ishte marrë për “zvogëlimin e rreziqeve për shëndetin publik” të mbajtjes së planifikimit aktual të emërimeve në zyrën e emigracionit, si për agjentët e kufirit, ashtu edhe për migrantët dhe azilkërkuesit.
Portugalia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në 18 mars që hyri në fuqi në mesnatën e asaj dite dhe do të zgjaste për 15 ditë. Kryeministri Portugez Antonio Costa tha gjatë një konference për shtyp se “demokracia nuk do të pezullohet”.
Nga ana tjetër presidenti Marcelo Rebelo de Sousa e quajti pandeminë Covid-19 “një luftë të vërtetë”, e cila do të sillte sfida të vërteta në “mënyrën e jetës dhe ekonomisë” të vendit.Ndërkohë deri më tani në Portugali janë konfirmuar 6.408 raste të koronavirusit, 140 vdekje dhe 43 të shëruar./abcnews.al