“Koronavirusi nuk është shaka”, flet për “ABC News” italiania që jeton në Durrës: Humba tim atë për 4 ditë

schedule20:55 - 17 Mars, 2020

schedule 20:55 - 17 Mars, 2020

Në një lidhje për “ABC News”, shtetësja italiane që jeton në Durrës Roberta Zaninoni, e cila ka humbur të atin për shkak të koronavirusit, u shpreh se situata është shumë e vështirë. Ajo theksoi se situata është shumë e rëndë, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen.

Duke marrë shkas nga ngjarja tragjike si humbja e babait mesazhi i saj ishte që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe këtë epidemi të mos e konsiderojnë një shaka.

Koronavirusi nuk është shaka, ka prekur edhe persona të rinj. Në Bergamo ka vdekur një 47-vjeçare. Im atë nuk kishte sëmundje të tjera. Babai ka qenë në spital për shkak se ndjehej i pafuqishëm. Kur ka shkuar në spital e kanë identifikuar me koronavirus dhe brenda 4 ditësh ka ndërruar jetë. Ishte një njeri shumë në formë.

Më tej ajo theksoi nuk kishte mundësi për të shkuar në Itali. “U ndërprenë të gjithë lidhjet. Bergamo është në “zonën e kuqe”. Edhe vëllai është vetëm në shtëpi. Kjo situatë është për të gjithë, nuk është vetëm për mua. Vëllai dhe mami kanë bërë testin dhe kanë rezultuar negativ.

Vëllai me mamin jetojnë të ndarë, në shtëpi të ndryshme, nuk takojnë asnjë njeri. 60 persona kanë ndërruar jetën në një ditë, në Bergamo, po në të njëjtën kohë kur humba babain”, tha Zaninoni për “ABC News”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!