“Koronavirusi? Nuk është për shqiptarë”, reperi i njohur zbulon bisedën epike

schedule09:45 - 3 Mars, 2020

schedule 09:45 - 3 Mars, 2020

Ndërkohë që Shqipëria po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga Koronavirusi, i cili vetëm në Itali ka infektuar mbi 1600 persona, Gashi ka treguar një bisedë që ka bërë me të atin për këtë çështje.

Koronavirusi është bërë shqetësim i madh edhe në SHBA, ku ka shkuar në 6 numri i të vdekurve atje.

Por babai i Gashit mendon se virusi nuk i zë shqiptarët dhe në një bisedë me të birin ka bërë shaka me këtë pjesë.

Këngëtari nga Kosova i shqetësuar i thotë të atit se Koronavirusi ka infektuar një person në New York, vendi ku jeton edhe ai.

Ndërsa i ati tallet duke i thënë se: “Koronavirusi nuk është për shqiptarët”.

Kaq ka mjaftuar që postimi i Gashit të dyndet nga komentetet e tipit: “Një gotë raki në ditë e mban virusin larg”, apo “tipike shqiptare”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!