Koronavirusi në Shqipëri, dogana e Morinës e pa dezinfektuar

schedule11:54 - 10 Mars, 2020

schedule 11:54 - 10 Mars, 2020

Kuksianët nuk kanë frikë nga Koronavirusi, pas rasteve të konfirmuara në Shqipëri ,ata thonë që kemi kaluar edhe epidemi të tjera pa asnjë problem, ka nga ata që thonë se kuksianët nuk preken nga epidemitë sepse mbrohen duke pirë Raki, pasi në Kukës alkooli konsumohet shumë.

Ndërkohë në farmacitë e qytetit nuk ka maska mbrojtëse, ndonëse edhe interesimi i qytetarëve nuk është i madh.

Ndërsa në pikat kufitare të Qarkut  Kukës vijojnë kontrollet shëndetësore për Covid 19, drejtori i Kufirit dhe Emigracionit Zija Sula shprehet për mungesë të maskave dhe masave të tjera mbrojtëse.

Sipas tij  në tre doganat e qarkut Kukës, punonjësit e e Kufirit nuk kanë maska mbrojtëse për veç disa punonjësve që i kanë blerë vetë.

Sula gjatë një takimi të zhvilluar nga prefekti Kukës me strukturat e shëndetësisë për mbrojtjen e Covid 19 kërkoi pajisjet e punonjësve të policisë Kufitare me masa mbrojtëse mjekësore.

Problematikë tjetër është edhe dizinfektimi i ambienteve në doganë ku deri tani në doganën e Morinit nuk është bërë.

Sipas Sules ky proces është bërë nga pala kosovare vetëm në dy doganat e përbashkëta të Qafë Morinës dhe Qafë Prushit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!