Koronavirusi në Shqipëri, denoncon Bardhi: Ministria e shëndetësisë e papërgjegjshme, urdhër për kthimin e spitalit të Kavajes në karantinë

schedule21:07 - 23 Shkurt, 2020

schedule 21:07 - 23 Shkurt, 2020

Situata për virusin vdekjeprurës Koronavirus, ka krijuar diskutime dhe akuza mes aktorëve politikë në vend. Në një reagim në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj  Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas Bardhit, ka nxjerrë urdhër për të kthyer spitalin e Kavajës në një karantinë.

Bardhi thotë se kjo është një papërgjegjshmëri e qeverisë, pasi zgjedhja e një spitali në një qendër të banuar, për karantinë, është kërcënim serioz për jetën e gjithë banorëve.

Postimi i Plotë:

“Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Kjo është papërgjegjshmëri!

Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!

I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.

Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!“, shkruan Bardhi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!