Koronavirusi/ ministri grek i Shëndetësisë: Nuk ka vend për panik, kemi gati 13 spitale për karantinë

schedule15:21 - 24 Shkurt, 2020

schedule 15:21 - 24 Shkurt, 2020

Në kuadër të parandalimit të koronavirusit, qeveria greke këtë të hënë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me rrezikun që i kanoset Greqisë prej koronavirusit që ditët e fundit ka shënuar gjashtë viktima në Itali dhe mbi 200 të prekur.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikiliaspas përfundimit të mbledhjes përmes një deklarate për mediat është shprehur se Greqia ka 13 spitale gati për të trajtuar rastet me koronavirus të cilët do të përdoren për karantinë. Ndër të tjera mediat greke raportojnë se ministri ka theksuar se  Greqia është gati për të përballuar situatën vetëm se duhet qetësi, seriozitet dhe profesionalizëm.

Ndërkohë ministri grek ka bërë apel medias të tregohet serioze në informacionet të cilat do të transmetojë. Në mbledhjen e sotme kanë qenë të pranishëm ministrja e Edukimit, Niki Kerameus, ministri i Mbrojtjes Michalis Chrysochoidis, ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos, ministri i Shtetit Giorgos Gerapetritis apo dhe ministri i emigracionit Notis Mitarakis të cilët informuan kryeministrin Mitsotakis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!