Koronavirusi “mes bluzave te bardha”, dy infermere të infektuar në Shkodër dhe në Kukës

schedule12:00 - 14 Prill, 2020

schedule 12:00 - 14 Prill, 2020

Personeli mjeksor duket se ditët e fundit është vënë nën “shenjestër” të Covid 19. Këtë të martë raportohen të infektuar dy infermierë njëra nga Shkodra dhe tjetri nga Kukësi.

Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se në Shkodër në 24 orët e fundit janë marrë 52 tamponë, 20 prej tyre i përkasin 16 infermierëve dhe 4 mjekëve, ku një infermiere është konfirmuar pozitive.

Ndërkohë një ditë më parë u raportua me koronavirus dhe një tjetër infermiere që zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë raportoi se ajo kishte përhapur virusin në spital dhe infektoi dhe 4 pacientë.

Ndërsa në Kukës infermieri që ka dalë pozitiv punon në urgjencën e spitalit, i cili dyshohet se është infektuar nga një pacient nga Hasi i raportuar pak ditë më parë me koronavirus.

Fatmirësisht gazetari i abcneës.al bën me dije se në Vaun e Dejës nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me koronavirus edhe pas ritestimit të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!