Koronavirusi/ Mbyllen për 14 ditë çerdhet, shkollat dhe universitetet në Maqedoninë e Veriut

schedule15:27 - 10 Mars, 2020

schedule 15:27 - 10 Mars, 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për mediat është shprehur se ky është një vendim që është marrë në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e koronavirusit,

“Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshi edhe çerdhet, në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtorët nga obligimet në këto institucione.  Një prind për fëmijë deri në moshën 10 vjeçare,  lirohet nga puna në 14 ditët e ardhshme. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë. Ndërpriten tubimet publike me mbi 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshëm”, ka thënë ministri Filipçe.

Gjithashtu ai ka theksuar se do të ndalohet zhvillimi i ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit./abcnews.al