Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në kuadër të mbylljes së shkollave si një masë e shtuar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, këtë të martë ka prezantuar platformën mësimore online.
Shahini përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 gjenden në platformën mësimore Akademi.al.
Ndër të tjera ministrja ka theksuar se në ditët në vijim platforma d të pasurohet edhe me leksione nga lëndë t e tjera.
https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2520425894881175
“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu. Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, shkruan Shahini./abcnews.al

