Koronavirusi, kush është i prekuri i ri në Fier

schedule11:23 - 30 Mars, 2020

schedule 11:23 - 30 Mars, 2020

Në Fier është konfirmuar sot një rast i ri me koronavirus. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se rasti i ri është një nga familjaret e nënpunëses së DAR, e cila u konfirmua pozitive ditën e djeshme.

Abcnews.al mëson se punonjësja e DAR ështb ekonomiste dhe ditën e sotme në Fier është mbyllur edhe një bankë, pasi kjon e fundit ka kryer aty veprime.

Kjo është një vatër e re e infeksionit në Fier, ndërsa janë duke u bërë verifikime për të tjera kontakte.

Nga të dhënat e deri tanishme pavarësisht se është bërë hetimi ende nuk dihet se nga e ka marrë koronavirusin, nuk dinë të thonë se kanë pasur kontakte me persona të infektuar apo me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit.

Pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, pasi derri më tani janë konfirmuar 23 të infektuar. /abcnews.al