Koronavirusi izolon Kinën, robotë shërbyes nëpër hotele

schedule20:10 - 29 Janar, 2020

schedule 20:10 - 29 Janar, 2020

Koronavirusi ka izoluar disa qytete në Kinë duke e bërë të pamundur lëvizjen e lirshme në rrugët e ose nga një vend në një tjetër, si një masë e shtuar për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Mediat e huaja së fundi raportojnë se si pasojë e izolimit nga koronavirusi, kanë publikuar video ku shikon robotë shërbyes nëpër hotele, të cilët shpërndajnë ushqim njërëzve që ndodhen të bllokuar në hotele, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Robotët ishin programuar që të ndaleshin pranë dyerve të dhomës për të shpërndarë ushqime dhe për të kënduar për të argëtuar të ftuarit.

Ndërkohë si pasojë e përhapjes së koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën 131 persona ndërsa janë më shumë se 6000 të infektuar./abcnews.al