Koronavirusi i prishi planet? Zbuloni ç’do të ndodhë tani me rikthimin e “Friends”

schedule08:25 - 14 Prill, 2020

schedule 08:25 - 14 Prill, 2020

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

Në shkurt të këtij viti, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj.

“Wall Street Journal” raportoi në muajin korrik se HBO Max po paguan 425 milionë dollarë për të realizuar serialin për pesë vjet.

Vetë aktorët e dëshmuan ribashkimin me një foto në Instagram.

Mirëpo, situata e papritur e Covid-19 i bëri fansat të vënë në dyshim ribashkimin e “Friends”.

Megjithatë, burime për “The Sun” bëjnë të ditur se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer nuk janë dorëzuar.

Ata do ta mbajnë fjalën për të rikthyer edhe njëherë “Friends” në ekran, ndërsa regjisorët e serialit, David Crane dhe Marta Kauffman po bëjnë mbledhje virtuale.

Aktorët dhe producentët janë në diskutim e sipër për mënyrën e realizimit të filmit, skenarin dhe skenën ku do të luhet.

Pra, është 100% e sigurt që “Friends” do të jenë edhe njëherë shokët tanë të ekranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!