Koronavirusi i merr jetën 32-vjeçarit

schedule09:08 - 4 Shtator, 2021

schedule 09:08 - 4 Shtator, 2021

Një 32-vjeçar nga Podujeva ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale.

“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç!

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!”, thuhet në postimin e familjarëve.

Kujtojmë se situata si pasojë e virusit në Kosovë është e rëndë. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi 26 viktima. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!