Koronavirusi, Hungaria në shtetrrethim deri në 11 prill

schedule09:03 - 31 Mars, 2020

schedule 09:03 - 31 Mars, 2020

Në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit, Hungaria do të jetë në shtetrrethim deri në datën 11 prill.

Kryeministri Viktor Orbán tha se do të lejohen të dalin vetem ata persona që do të shkojnë në punë.

“Dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të jenë të hapura për njerëzit mbi 65 vjeç . Të tjerët nuk do të lejohen në ato dyqane gjatë asaj periudhe”, tha ai.

Orbán tha se pret që shtetrrethimi të zvogëlojë kontaktin mes personave dhe nga ana tjetër, të ngadalësojë përhapjen e virusit./abcnews.al