Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera kanë sërish ngritur pyetje nëse Kina ka qenë transparente rreth kohës kur ka nisur të shfaqet koronvairusi në vend.
Reagimet vijnë pasi një studim i realizuar nga shkencëtarë të Harvard-it, doli në përfundimin se në fund të verës që shkoi jashtë spitaleve të Wuhan-it numri i makinave të parkuara ka qenë i pazakontë.
Lexo edhe: Fluks në spitalet e Wuhan-it, studimi: Covid-19 u përhap në Kinë që verën e shkuar
Kqyrja e pamjeve të marra nga qindra satelitë komerçialë tregon një rritje të trafikut jashtë pesë spitaleve në qytetin kinez nga fundi i gushtit deri në dhjetor.
Kjo rritje e trafikut përkonte me një rritje të kërkimeve në internet për informacione rreth simptomave si kolla apo diaherreja.
Nga ana tjetër, Kina këtë studim e ka cilësuar si qesharak dhe të bazuar në informacione “sipërfaqësore”. /abcnews.al/

