Koronavirusi, Conte kritika spitaleve: Nuk u menaxhua siç duhej, pezullohet taksat në zonat e karantinës

schedule09:28 - 25 Shkurt, 2020

schedule 09:28 - 25 Shkurt, 2020

Shtatë të vdekur dhe 232 të prekur. Ky është bilanci i deritanishëm nga koronavirusi në Itali.

Deri më tani ka patur mjaft kritika në lidhje me menaxhimin e situatës, por më e forta duket të jetë ajo e vetë kryeministrit Giuseppe Conte, i cili tha se spitalet nuk e kishin me menaxhuar situatën në formën më të mirë të mundshme, shkruan abcnews.al.

“Jemi duke vlerësuar situatën në seriozitetin e saj, ndryshe nuk do të kishim marrë këto masa të forta. Ne nuk mund të parashikojmë se si do të jenë zhvillimet me koronavirusin, megjithatë mund të them se trajtimi nga spitalet nuk është bërë plotësisht sipas protokolleve”, u shpreh Conte duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, por edhe kritikave sipas të cilave situata nuk është menaxhuar siç duhej.

Konte, duke folur në selinë e mbrojtjes civile u shpreh se disa ditë më parë është bërë një gabim i cili u pagua shtrenjtë nga vendi. Por kreu i ekzekutivit foli dhe për impaktin e koronavirusit në ekonominë italiane

“Mund të jetë shumë i fortë, në këtë moment mund të parashikojmë pasoja negativa në ekonominë e vendit.

Conte tha gjithashtu se kanë marrë në konsideratë që të pezullojnë pagesat e taksave dhe detyrimeve të tjera, përfshi edhe këstet e kredive për personat që janë në zonën e kuqe, e cila tashmë ndodhet në karantinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!