Koronavirusi, Balluku jep detajet: Destinacionet drejt të cilave janë pezulluar fluturimet dhe lundrimet

schedule15:06 - 9 Mars, 2020

schedule 15:06 - 9 Mars, 2020

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se urdhri për pezullimin transportit ajror dhe detar është vetëm për udhëtarët dhe jo mallrat. Nga ana tjetër, ajo ka bërë me dije kompanitë ajrore duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve.

“Më duhet të informoj me radhën time nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për masat që kemi marrë në kuadër të parandalimit të COVID 19 pas zbulimit të dy rasteve mbrëmë në mesnatë.

Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transportit ajror dhe atij detar me pikat e ashtuquajtura të kuqe dhe zonat përreth këtyre pikave në shtetin fqinj të Italisë.

Sigurisht që ne e kuptojmë që ky është një vendim drastik, por duhet kuptuar që është marrë në një situatë të jashtëzakonshme si kjo me të cilën po përballemi, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe për të ulur të gjitha shanset e përhapjes të këtij virusi, i cili nga ç’duket ka shqetësuar edhe qytetarët e vendit tonë sidomos orët e fundit pas lajmit për dy persona e infektuar.

Megjithatë ju bëj thirrje që duhet ruajtur qetësia, nuk ka asnjë arsye për panik. Siç e tha dhe ministrja e Shëndetësisë, Qeveria Shqiptare ka marrë të gjitha masat për t’u përballur me këtë situatë, thjesht duhet bashkëpunim nga ana e qytetarëve për të përmbushur të gjitha masat parandaluese dhe ato të thjeshtat që kemi dëgjuar deri më sot, dhe prej ditësh janë thënë dhe ka qenë pjesë e informacionit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, nga larja e duarve apo kontaktet sa më pak me njëri-tjetrin apo pjesëmarrje në evente të cilat kanë shumë njerëz.

Po kthehem tek njoftimi që kisha për të sqaruar edhe disa pika të cilat kanë krijuar dhe një konfuzion sot në mëngjes. Urdhri për ndalimin e fluturimeve i referohet vetëm pasagjerëve. Ka qenë e qartë dhe në urdhrin e dal në mëngjes, por për shkak të shumë telefonatave që kemi marrë nga pasagjerë, por dhe nga kompanitë e transportit të cilat ndihen të afektuara më duhet që të nënvizoj dhe kjo është diçka që mediat mund të na ndihmojnë duke e shpërndarë këtë lajm se i referohemi vetëm rasteve të pasagjerëve.

Pra janë pasagjerët ata të cilët nuk do të lejohen të fluturojnë në destiancionet: Milano-Malpensa, Milano-Bergamo, Ankona, Bolonja, Firence, Genova, Periuxhia, Piza, Rimini, aeroporti Torinos, Venecias dhe Veronës. Këto janë destiancionet që do jenë të bllokuara nga dhe për Shqipëri deri në një urdhër të dytë.
Ndërkohë përsa i përket pezullimit të mallrave në Aviacionin, sigurisht nuk bëhet fjalë që të kemi pezullim të avionëve kargo të cilët nisen nga Shqipëria apo vijnë në Shqipëri në destiancionet që përmenda më lart.

Gjithashtu i referohem tashmë dhe aviacionit civil italian i cili ka lënë të hapur aeroportin e Romës pavarësisht situatës që do ketë ky aeroport, pasi është hënë i hapur si një qendër për të shpërndarë pasagjerët të cilët bllokohen në destiancione të ndryshe europiane, pasi besoj jeni në dijeni që nuk është Shqipëria e para e cila bllokon fluturimet me destinancionet e lartpërmendura.,  tha Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!