Koronavirusi: 86 persona kanë humbur jetën vetëm në një ditë

schedule08:04 - 8 Shkurt, 2020

schedule 08:04 - 8 Shkurt, 2020

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar panik në të gjithë botën. Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, 27 vende janë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Vetëm në një ditë, në Kinë kanë humbur jetën 86 persona duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 720 njerëz.

Mësohet se virusi ka infektuar më shumë 34.400 njerëz në 27 vende. Ndërkohë mijëra njerëz të cilët janë vendosur në karantinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!