Koronavirus te Galatasaray, ylli i “gjigantit” turk pozitiv me COVID

schedule16:17 - 15 Qershor, 2021

schedule 16:17 - 15 Qershor, 2021

Futbollistë të ndryshëm vazhdojnë të infektohen me koronavirus. I fundit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 është Radamel Falcao, sulmuesi i Galatasaray.

35-vjeçari nuk mori ftesë nga Kolumbia për të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2021. Lojtari latin mungoi mungoi në nisjen e fazës përgatitore të gjigantit turk.

Gjithçka u sqarua nga një komunikatë zyrtare e klubit të Galatasaray, që konfirmon pozitivitetin e goleadorit të famshëm.

Radamel Falcao ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit dhe po ndiqet nga afër nga stafi mjekësor. Lojtari nuk u paraqit në stërvitje“, shkruan klubi turk. /abcnews.al