Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Koronavirus”, Rama mbledhje urgjente qeverie të hënën, Manastirliu: Deri tani asnjë rast në Shqipëri

schedule21:43 - 8 Mars, 2020

schedule 21:43 - 8 Mars, 2020

Kryeministri Rama ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë për të diskutuar mbi masat e marra për koronavirusin në Shqipëri.

Kur dy vendet fqinje me Shqipërinë, Italia dhe Greqia po konstatojnë me mijëra raste të prekura me koronavirus, institucionet shëndetësore shqiptare konfirmojnë se fatmirësisht ende në Shqipëri virusi nuk ka mbërritur.

Por kur situata në Itali është përkeqësuar ndjeshëm, kryeministri Rama ka thirrur mëngjesin e të hënës në orën 09:00 një mbledhje urgjente të qeverisë. Kjo është mbledhja e parë që qeveria shqiptare zhvillon në lidhje me masat që do të ndërrmeren për koronavirusin, ndërkohë që në 27 shkurt kreu i qeverisë Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Sigurisë.

Në atë mbledhje, kryeministri tha se nëse do të jetë e nevojshme ngritja e karantinës, ajo do të jetë në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlium njoftoi mesditën e të dielës se një grup ekspertësh të komitetit teknik vijojnë diskutimet dhe marrjen e masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që Italia mori për izolimin total të zonave të kuqe.

Manasterliu theksoi se çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët, duke konfirmuar se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!