Koret e rënda të tifozëve ndaj Griezmann, gjobitet Atletico Madrid

schedule20:23 - 26 Shkurt, 2020

schedule 20:23 - 26 Shkurt, 2020

Në futboll mjafton pak që të kthehesh nga hero dhe idhull në një person të urryer. E njëjta gjë ka ndodhur me Antoine Griezmann. Sulmuesi francez vendosi të largohet nga Atletico Madrid verën e kaluar dhe u transferua te Barcelona.

Largimi nuk u prit aspak mirë nga tifozët “Colchoneros”, të cilët i rezervuan një pritje aspak miqësore në ndeshjen 1 dhjetorit në “Wanda Metropolitana” për llogari të kampionatit. “Vdekje Griezmann” ishin koret e rreth 2 mijë ultrasve në atë përballje që u mbyll me fitoren 0-1 të katalanasve.

La Liga raportoi këtë fakt në komisionin kundër dhunës dhe, edhe pse me vonesë, këta të fundit kanë gjobitur klubin e Atletico Madrid me 12 mijë euro. Tifozët hodhën edhe sende në fushën e lojës në atë sfidë, por për fat të mirë asnjë lojtar mik nuk u godit. /abcnews.al