Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Koreja e Veriut tregon “dhëmbët”, ushtarët thyejnë tulla dhe shtrihen në gota të thyera para Kim Jong Un

schedule10:57 - 13 Tetor, 2021

schedule 10:57 - 13 Tetor, 2021

Ushtarët e Koresë së Veriut kanë demonstruar forcën e tyre fizike dhe aftësinë për të thyer objekte të ndryshme me duar para Kim Jong Un.

Video që u transmetua në televizionin shtetëror të Koresë së Veriut tregon pamjet e forcave ushtarake në praninë e udhëheqjes politike dhe ushtarake të vendit.

Ata thyejnë tulla dhe pllaka dhe shtrihen në shishe qelqi të thyera dhe gozhdë hekuri. Disa të tjerë thyejnë blloqe betoni në trupin e tyre.



Në fund ata përkulin shufrat e hekurit në qafë dhe këpusin zinxhirët me duar. Mediat vendase kanë sqaruar se qëllimi i kësaj shfaqje ishte t’u tregonte armiqve të vendit se trupat e tij e mbrojnë paqe me grushte të hekurt. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!