Korçë, LSI-së i ikin dy këshilltarë tek PS

schedule16:48 - 24 Mars, 2018

schedule 16:48 - 24 Mars, 2018

Dy këshilltarë të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Korçës i bashkohen PS-s. Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti përmes një deklarate për mediat kanë bërë me dije vendimin e tyre për t’u larguar nga Levizja Socialiste per Integrim.

“Sot e gjej veten përballë dy rrugëve, të vazhdoj të jem perkrah këtij transformimi apo t’i bindem porosive politike të LSI-së, që këtu në Bashkinë e Korçës, më shumë se kudo tjetër nuk gjejnë dot vend”, tha në deklaratën e tij Larti, një nga keshilltarët që braktisi Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pas largimit të dy këshilltarëve nga LSI, Këshilli Bashkiak i Korçës shkon me 23 mandate PS, 6 LSI dhe 12 PD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!