Korçë, digjet një automjet, si pasojë e shkëndijës elektrike

schedule09:40 - 5 Janar, 2018

schedule 09:40 - 5 Janar, 2018

Një mjet mjeti tip “Mercedes-Benz” është djegur plotësisht pak pas mesnate në lagjen 10 në qytetin e Korçës. Mjeti me targa TR9177L është  në pronësi të shtetasit K.P, 24 vjeç.

Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në sistemin elektrik të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”./abcnews.al