Pas protestave të zhvilluara dje në Korçë, bashkia ka rihapur tregun agroushqimor me shumicë. Tregetarët do të lejohen të shesin vetëm gjatë natës. Bashkia gjen kështu këtë zgjidhje për problemin, duke caktuar orar të ri për aktivitetin. Fermerët do të lejohen të shesin në harkun kohor nga ora 24 në mesnatë deri në 08 të mëngjesit.
Ndërkohë, fermerët duhet të pajisen edhe me licensë nga bashkia e Korçës, në mënyrë që të mund të ushtrojnë aktivitet tregtar në tregun e shumicës. Dje në mëngjes këta tregtarë protestuan duke bllokuar për një orë një pjesë të unazës së qytetit. Bashkia e Korçës u kishte mbyllur derën e tregut të shumicës me argumentin se duke shitur aty me pakice dhe pa licencë produktet bujqësore dhe blegtorale, konkurojnë në mënyrë të pandershme tregtarët e licensuar të Markatës së re. /ABC News Albania 24/7