EMRI/ “Korçari” i njohur për policinë u plagos, kush ishte objektivi i atentatit në Elbasan

schedule12:51 - 25 Nëntor, 2020

schedule 12:51 - 25 Nëntor, 2020

Objektivi i atentatit të sotëm në Elbasan ka qenë Ervis Çaushllari, ndaj të cilit u qëllua me arme teksa ishte duke provuar një makinë me qëllimin për ta blerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”, në rrugën qendrore ku kalojnë shumë qytetarë dhe makina.

Policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me pistoletë ndaj një makine në lëvizje.

Ervis Causholli
Ervis Causholli

 

Gazetari Aldo Kozarja raportoi se Çaushllari ishte shoqëruar disa herë në polici si i dyshuar për disa ngjarje në Elbasan, por më pas ishte liruar duke u gjetur i papërfshirë në to.

Është shoqëruar disa herë për ngjarje të fundit kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. Nuk është i dënuar, por ka qenë i shoqëruar disa herë. Pas hetimeve ka rezultuar i pafajshëm. Ndaj tij është qëlluar nga një makinë e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe Çausholli ka qenë i vetëm në automjet“, raporton gazetari i ABC.

Çaushllari, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ky i fundit u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie. Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin. Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushllari për ta tërhequr ç’ka kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

/abcnews.al