“Korçari” braktisi makinën: Si ndodhi atentati ndaj Ervis Çaushllarit në Elbasan

schedule15:08 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:08 - 25 Nëntor, 2020

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e dështuar sot ndaj Ervis Çaushllrit. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” teksa u qëlllua me armë ndaj një makine që ishte në lëvizje.

Sipas policisë, drejtuesi i saj e braktisi makinën fill pas të shtënave, ndërsa nuk ka njoftim për persona të plagosur nga spitali i Elbasanit.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ky i fundit u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie. Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin. Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushllari për ta tërhequr ç’ka kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

12:50 EMRI/ “Korçari” i njohur për policinë u plagos, kush ishte objektivi i atentatit në Elbasan

Policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me pistoletë ndaj një makine në lëvizje.

Ervis Causholli
Ervis Caushllari

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çaushllari, i cili u plagos në dorë.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi se Çaushllari ishte shoqëruar disa herë në polici si i dyshuar për disa ngjarje në Elbasan, por më pas ishte liruar duke u gjetur i papërfshirë në to.

Është shoqëruar disa herë për ngjarje të fundit kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. Nuk është i dënuar, por ka qenë i shoqëruar disa herë. Pas hetimeve ka rezultuar i pafajshëm. Ndaj tij është qëlluar nga një makinë e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe Çausholli ka qenë i vetëm në automjet“, raporton gazetari i ABC.

Çaushllari, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ky i fundit u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie. Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin. Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushllari për ta tërhequr ç’ka kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

12:20 Dështon atentati në Elbasan, qëllohet ndaj makinës në lëvizje: Policia shoqëron 10 persona

Ka qenë një atentat i dështuar ai që tronditi banorët e zonës pranë stadiumit në Elbasan.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se gjatë mesditës është qëlluar me armë zjarri ndaj një makine në lëvizje, por plumbat nuk kanë kapur objektivin.

Burime bëjnë me dije se nga atentati është plagosur lehtë një person, i identifikuar si Ervis Caushllari, i cili pas marrjes së ndihmës së parë u largua nga spitali.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes