Një kontroll anti-doping ka qëlluar fatal për Conner Duthie. Mesfushori i majtë, aktivizohet me Stenhousemuir FC, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit skocez.
Kontrolli e ka zbuluar si një përdorues i lëndëve narkotike dhe 23-vjeçari është pezulluar për dy vite nga futbolli. Skocezi konsumonte cannabis dhe tani do i duhet të qëndrojë pa futboll për një kohë të gjatë.
Testi surprizë u krye në marsin e vitit të kaluar dhe Edinburg Evening News raporton se dënimi i tij ndodhi për shkak se ishte mesi i sezonit, edhe pse përdorimi i cannabis nuk është e palejueshëm jashtë fushave të blerta. /abcnews.al