Kontrollet para manifestit të 1 korrikut/ ABC News në kampin e muxhahedinëve, dyshime për të infiltruar të regjimit iranian

schedule10:33 - 20 Qershor, 2023

schedule 10:33 - 20 Qershor, 2023

ABC News ka udhëtuar drejt kampit Ashraf 3 dhe Ashraf 4, në Manzë aty ku opozita iraniane MEK strehohet prej vitesh në vendin tonë, e ku sot efektivë të policisë kanë zbardhurar për të ushtruar kontrolle me vendim të GJKKO.

Gazetari Leonidha Musa tha se situata në MEK është e qetë, ndërsa brenda tij vijojnë kontrollet dhe po merren në pyetje persona që dyshohet se janë të infiltuar të regjimit në Iran për të sulmuar apo për të kryer sulme kibernetike në vendin tonë.

Aksioni vjen pasi komuniteti i MEK në Manzë ka kërkuar të organizojë një manifestim, në 1 korrik në Manzë, në ambjentet e kampit. Mësohet sakaq se policia e shtetit ka indicie se mund të ketë persona që kryejnë sulme kibernetike në ambjentet e kapmit të muxhahedinëve, por edhe për akte me përmasa më të mëdha. Kontrollet i paraprijnë organizimit të manifestimit më 1 korrik, me qëllim parandalimin e cdo ngjarjeje të mundshme.

Po ashtu dyshime për persona të infiltruar ka patur edhe nga vetë opozita iraniane në këtë kamp, sipas të cilëve persona të sigurimit Iranian janë të infiltruar për të krijuar problematika të ndryshme.

Burime për ABC News, thanë se kanë qenë disa denoncime edhe të vetë drejtuesve të kampit që kanë referuar ankesa apo dyshime në ambjente të ndryshme të qëndrës, kanë dyshime se ndodhen persona të infiltruar dhe kanë bërë denoncime të herë pas hershme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!