Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se ka nisur kontrollin për zbatimin e legjislacionit tatimor në zonat turistike në mbarë vendit. Tatimet paralajmërojnë se mosrespektimi do të ndëshkohet nga bllokimi i mallrave deri në gjobitjen me 200 mijë lekë.
Tatimpaguesit në zonat turistike të vendit duhet të përmbushin pesë detyrimet që i përcakton ligji në të kundërt do t’u bllokohet malli dhe do të gjobiten në shumën deri në 50 mijë lekë.
Paralajmërimi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila në faqjen e saj zyrtare ka publikuar kriterët që duhet të zbatohen. Tatimet sjellin në vemendje se strukturat e administratës tatimore do të kontrollojnë dhe verifikojnë të gjithë tatimpaguesit, përgjatë gjithë sezonit, në lidhje me:
Respektimin e detyrimit për të qenë të regjistruar si biznes. Në respektimin detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport. Lëshimi i kuponit tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.
Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm. Nëse, nga verifikimi dhe kontrolli, rezulton e kundërta, ai penalizohet nëse është tatimpagues i biznesit të madh me gjobë 200,000 lekë dhe nëse është tatimpagues i biznesit të vogël me gjobë 50,000 lekë. Mungesa e afishimit të çmimeve apo shërbimeve të ofruara, dënohet me gjobë në masën 100,000 lekë për tatimpaguesit e biznesit të madh dhe 50,000 lekë për tatimpaguesit e biznesit të vogël.
Administrata tatimore deklaron se me të gjitha strukturat e saj, është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit./abcnews.al