Kontrollet në zonat turistike, Tatimet: 869 subjekte me shkelje

schedule17:26 - 11 Korrik, 2018

schedule 17:26 - 11 Korrik, 2018

Më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin do të kalojne në siten e Hetimit Tatimor këtë sezon veror. Kontrollet në zonat bregdetare kanë nisur, ndërkohë që 49% e bizneseve të monitoruara janë kapur me shkelje.

869 biznese në sektorin e turizimit në zonat bregdetare i kanë shkaktuar shtetit një dëm me vlerë rreth 30.4 milionë lekë.

Shifrat bëhen publike nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila thotë se po ushtron kontrolle të vazhdueshme në zonat bregdetare me qëllim parandalimin e goditjen e informalitetit.

Këto janë të dhënat e dy javëve të fundit, ku janë monitoruar 1 mijë e 772 subjekte tregtare, 49% e të cileve kanë rezultuar me shkelje. Në 22% të rasteve, bizneset janë penalizuar për moslëshim të kuponit tatimor. Tre subjekte, që nuk kishin lëshuar kupon tatimor për herë të dytë, tatimet thonë se i kanë mbyllur për 30 ditë.

54 subjekte nuk ishin regjistruar në organin tatimor, ndërkohë që 140 tatimpagues dispononin mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor. Për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, strukturat e specializuara të kësaj drejtorie penalizuan 144 subjekte.

Në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, Drejtoria  e Hetimit Tatimor pritet të verifikojë  më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!