Forcat RENEA kanë kryer kontrolle në orët e para të mëngjesit, në Shkodër. Kontrolle janë kryer edhe në zona ku dyshohet se kanë bazat persona me rrezikshmëri të lartë.
Masë e re, është dhënë për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakica, të cilët u vetëdorëzuan më herët në policisë. Izmir Sakicajt dhe Samuel Troshanit do iu komunikohet masë e re në burg për Dobraçin.
Në një intervistë në “News Line”, në ABC News gazetarja Etleva Delia foli për RENEA-s në Dobraç. Delia u shpreh se janë lëshuar katër urdhër arreste, megjithatë ende nuk ka asnjë rezultat konkret nga operacionet.
‘Nga 4 urdhër arreste që janë firmosur nga SPAK, dy tashmë janë ekzekutuar. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur më 23 gusht të 2024 në zonën e Bushatit. Në atë kohë pati informacione që u shpallën në kërkim dy vëllezër, por as ata nuk u arritën të arrestohen. Dy personat e arrestuar, po hetohen edhe pse nuk ka të dhëna konkrete për atë ngjarje sepse hetimet vijojnë, por po hetohen paralelisht. Kontrollet janë kryer, përveç dy personave që ishin të arrestuar nuk ka ende diçka konkrete. Por mund të jenë sekuestruar edhe prova materiale”, tha ndër të tjera ajo.